Botë

Kukës, vaksinohet personeli mjekësor nga Kosova

20.03.2021 17:26

Teksa Kosova nuk është furnizuar ende me asnjë vaksinë kundër Covid-19...

Teksa Kosova nuk është furnizuar ende me asnjë vaksinë kundër Covid-19, Qeveria shqiptare i ka ftuar mjekët dhe infermierët e Kukësit që vaksinohen në qytetin e Kukësit.
 
Paraprakisht këtë fundjavë do të vaksinohen 500 persona. Mjekët që morën dozën e parë thanë se nuk i frikësohen faktit se vaksina është AstraZeneca.
 
Kryeministri, Edi Rama, premtoi se Shqipëria do të sigurojë vaksinimin për 11 mijë mjekë dhe infermierë në rast se Kosova nuk do të sigurojë vaksinat e nevojshme anti-Covid.
 
Kryeministri Rama komentoi edhe provokimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, të cilin e konsideroi një lojë kukullash.
 
Një ditë më parë, presidenti serb publikoi një hartë të Kosovës me flamurin e Serbisë, duke shkaktuar reagime të shumta.