Brovina: Seanca konstituive javën e ardhëshme
Seanca për konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës pritet të thirret javën e ardhshme...

Nga ana e kryesueses së kësaj séance Flora Brovina dhe administrata e Kuvendit kanë thënë se çdo gjë është gati, por presin të përfundojnë punën grupet punuese të PDK-së dhe LDK-së. Kryesuesja Flora Brovina, beson se seanca do të mbahet javën e ardhshme.
“Grupet punuese janë duke punuar dhe pas përfundimit të punës së tyre do të vendoset edhe për seancën. Prej punës së tyre varet thirrja e seancës. Ne jemi gati, edhe administrata edhe unë, i kemi bërë përgatitjet edhe ftesat janë gati por data duhet të caktohet, besoj që javën e ardhshme”, ka thënë Brovina.
Por PDK ende nuk ka pohuar atë për të cilën insiston LDK, se posti i kryeminsitrit do ti takoj kreut të LDK-së Isa Mustafa.
