Maqedoni

MPB, u arrestuan dy vëllezërit Bojku nga Veleshta

20.03.2021 19:06

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar dy vëllezërit Bojku...

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar dy vëllezërit Bojku nga Veleshta e Strugës.

“Më 19 mars, rreth orës 21:45, në rrugën Strugë-Dibër, para fshatit Veleshtë, nëpunës policorë nga Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar policor dhe Njësiti special për antiterrorizëm “Tigrat” e kanë provuar nga liria E. B. (35), i cili është kërkuar me fletarrest nga Gjykata Themelore - Strugë, i dënuar me burgim prej 21 vjetësh. Gjatë arrestimit, te 35 vjeçari E. B. është gjetur armë. Po ashtu është arrestuar edhe B. B., te i cili gjithashtu është gjetur armë”,- bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Dy të arrestuarit janë djemtë e Dilaver Bojkut, i cili në gusht të vitit 2017 u vra para kafenesë së tij në Strugë.