Ndërtimet në Bit Pazar, tregtarët: Ndërtimet tejzgjaten, jemi të revoltuar

21.03.2021 14:02

Një pjesë e tregtarëve të Bit Pazarit....

Një pjesë e tregtarëve të Bit Pazarit u mblodhën për të shprehur revoltën në lidhje me tejzgjatjen e punimeve në këtë treg, gjë që pamundëson edhe punën e tyre.

Ata thonë se prej qershorit të vitit 2020 kanë lënë tezgat e tyre, me çka marrëveshja fillestare ka qenë se ndërtimet do të kryhen deri më tetor të 2020, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Ata shprehen se situata me pandeminë edhe më tepër ka rënduar gjendjen e  tyre.

“Marrëveshja ishte që deri para vitit të ri të kryhet kjo punë, por nuk u kry as para as pas vitit të ri dhe na kanë lënë kështu. 120 tezga janë këtu, 120 familje që mvaren prej kësaj. Për situatën e covidit vetëm dy muaj na I kanë liruar tezgat gjysë për gjysëm, tetë muaj tjera ne i pagujmë tezgat nga 4500 denarë. As një muaj tjetër nuk na i kanë ulur, edhe pse kemi kërkuar, na kanë thënë që skemi mundësi, a ne sa e dijmë secila firmë ngrejnë të holla prej shtetit.” – tha Mevaip Feta, tregtar në tregun e Bit Pazarit.

TVM2  kontaktoi me SHA “Tregu I Shkupit” për të mësuar se kur priten të përfundojnë punimet në Bit Pazar. Nga atje shkurtimisht na thanë se punimet po shkojnë sipas planit dhe se nuk ka ndërprerje edhe përskaj pandemisë. (Ersan Pajaziti, TVM2)