“Covid 19” në suaza botërore, mbi 123 milion të infektuar

21.03.2021 14:56

Japonia premtoi se do të bëjë gjithçka....

Japonia premtoi se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj që të parandalojë përhapjen e sërishme të virusit korona para lojërave olimpike dhe para shfuqizimit të gjendjes së jashtëzakonshme në rajonin e Tokios.

“Duhet sa më shpejt ti vëmë fund kovid 19 . Japonia i ka marrë të gjitha masat që të përballet me virusin, kundrejt kufizimeve të rrepta të shteteve të tjera.

Shfuqizimi i gjendjes së jashtzakonshme nga Qeveria japoneze u bë që të minimizohet barra e subjekteve ekonomike dhe ekonomai të  jetë stabile” – tha Kryeministri i Japonisë, Јoshihide Suga.

Kina po intensifikon vaksinimin kundër kovid 19. Vendi ka 74.96 milionë vaksina në disponim. Ministria  e Industrisë dhe teknologjisë informative konfirmoi se prodhimi i vaksinave në vend, mundet tërërsisht të plotësojë nevojat e tërë popullatës. Në dispozicion janë katër vaksina lokale për përdorim publik.

“Nuk është koha që të ndalojmë punën . Duhet të sigurohemi se kontrolla e parandalimit është e sigurtë  dhe efikase. Gjatë muajve të kaluar nuk kishte raste lokale . Vaksinimi i grupeve të rrezikuara po ndodh pandërprerë” – u shpreh Zëdhënësi i komisionit shëndetësor në Kinë, Mi Feng.

Në Gjermani erdhi deri te përleshja mes protestuesve dhe policisë që protestojnë kundër masave të rrepta kundër pandemisë me virusain korona. Policia reagoi me lotsjellës dhe shkop gome të cilët janë munduar të kalojnë barierat policore. Rreth 10 mij njerëz protestuan nëqytetin Kasel në Gjermaninë Qendrore  dhe përveç Gjermanisë demonstrata kishte edhe në Austi, Zvicër dhe Finlandë.

Themeluesi i kompanisë Biotek e cila me Fajzer e zhvilloi vaksinën kundër kovid 19 beson se virusi do të jetë nën kontroll në më shumë vende evropiane dhe SHBA deri në fund të verës. Sipas tij deri në shtator ka mundësi të vaksinohen deri 70 përqind të gjermanëve dhe se virusi më nuk do të paraqet problem.

Në Evropë, Serbia është në vend të parë sipas numrit të të vaksinuarve dhe revaksinimeve  në 1 milion banorë.

Pas saj janë Malta, Danimarka, Zvicra dhe Norvegjia. Pas Sërbisë nivel të lartë të revaksinimit ka edhe në Romani, Hungari, Slloeveni dhe Kroaci. Në nivel bëtëror janë konfirmuar mbi 123 milion raste të virusit korona.

Kanë humbur jetën mbi 2. 7 milion. Edhe më tej gjendja më e rëndë është në SHBA, Brazil dhe Indi. (Flutura Latifi, TVM2)