Policia sekustreon 200 kg marihuanë
Policia ka sekuestruar rreth 200 kilogram marihuanë....

Policia ka sekuestruar rreth 200 kilogram marihuanë, pas një akcioni në rrugën Rosoman- Prilep. Siç bëjnë të ditur nga MPB, marihuana e kapur është transportuar nga Shqipëria me qëllim që të shpërndahet më tej në vende të ndryshme.
Gjatë këtij akcioni policia ka arrestuar dy persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut.
“Të shtunën rreth orës 13, në rrugën drejt fshatit Manastirec të Kavadarit, policia ka dhënë shenjë për ndalim të veturës “audi a6” me tabela të Strugës, të drejtuar nga SH.A 23 vjeçar, por ai nuk ka ndaluar dhe gjatë ikjes ka dëmtuar tre vetura policore, kurse është përdorur edhe armë zjarri, pas çka SH.A është kapur dhe privuar nga liria. Pas kontrollit në veturë janë gjetur shtatë çanta të mëdha në të cilat ka pasur marihuanë të mbështjellur në 180 pako. Me aktivitete shtesë të ndërmarra në lidhje me këtë rast, në një pompë të benzinës në magjistralen Rosoman-Prilep u privua nga liria dhe N. А. (41) nga fshati Zajas, Kërçovë, te I cili u gjet një pistoletë "Parabelium" 9 mm, pa leje.” – tha Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
MPB informoi se të privuarit kanë qenë të njohur për policinë. Të arrestuarit do të dorëzohen në prokurorinë kompetente me akuza të përshtatshme penale. (Ersan Pajaziti, TVM2)
