“Covid 19”, 25 viktima, 642 raste të reja, 524 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2730 testime të bëra ka regjistruar 642 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 25 persona, ndërsa janë shëruar 524 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 321 raste i pasuar nga Prilepi dhe Velesime 40, Kumanova 27, Gostivari 23, Kavadari 22, Ohri 20 dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
Betejën me covid 19 e kanë humbur 25 pacientë, prej të cilëve pesë pacientë nga Shkupi, tre nga Tetova, nga dy pacient në Prilep, Gostivar dhe Kavadar dhe nga një pacient në Shtip, Veles, Ohër, Strugë, Koçani, Negotinë, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Probishtip, Vallandovë dhe Kratovë.
Në repartet infektive në spitalet e vendit janë të hospitlaituar 1329 pacientë dhe ka rreth 300 shtretër të lirë në qendrat kovid. Të hënën vazhdon ora policore prej orës 22 deri në ora 5 të mëngjesit dhe nëse gjendja me pandeminë përkeqësohet janë të mundshme edhe restrikcione shtesë tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe për tv Sitel.
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 119.378 prej tyre janë shëruar 100.774 kanë humbur jetën 3.473 dhe numri i rasteve aktive shënon 15.131. (Flutura Latifi, TVM2)
