LSDM- ja voton, Zoran Zaev kandidat i vetëm
Socialdemokratët në zgjedhjet që mbahen sot..

Socialdemokratët në zgjedhjet që mbahen sot vendosin nëse kryetari aktual i partisë, Zoran Zaev do ta marrë edhe mandatin e tretë si kryetar partie, njëherit edhe kandidat i vetëm në garë.
Nga Komisioni Qendror Zgjedhor i LSDM-së thonë se procesi po zhvillohet si duhet ndërsa kutitë e votimit janë hapur në ora 8 të mëngjesit, në 230 vendvotime në 80 komuna. Deri në ora 12, kanë votuar 32.198 anëtarë nga 68.999 sa janë paraqitur për të votuar.
Nga Komisioni Qendror Zgjedhor i LSDM-së deklarojnjë se ky proces zgjedhor parashihet të realizohet me statutin e partisë, ndërkaq sigurojnë se respektohen të gjitha masat dhe protokollet anti-Covid.
“I tërë procesi është i sigurt për shëndetin e të gjithë pjesëmarrëse. Nga të gjithë të rregjitruarit aktiv, prej 68999 anëetarë të rregjsitruar në listën zgjedhore, deri në orën 12 të drejtën për votim e shfrytëzuan 32 198 anëtarë. Dalja e votuesve deri në orën 12 është 46%” – tha Kryetarja e KQZ-së – LSDM, Viktorija Madiq.
VMRO-DPMNE: Jodemkratike vetëm një kandidat në garë
VMRO-DPMNE e cilëson jodemkoratike kandidaturën e vetme të Zoran Zaevit për kryetarë brenda partisë së tij.
“Askush në LSDM nuk mundi ti kundërvihet kandidati të vetëm në zgjedhje, Zoran Zaev. Për këtë arsye 69 mijë votues në LSDM sot në listën zgjedhore kanë vetëm një numër që duhet ta rrethojnë” – u shpreh Valentin Manasievski nga VMRO –DPMNE.
Mënyra e kandidimit të liderit të LSDM-së Zoranz Zaev dëshmon se në Maqedoni po sundon diktatura e Koresë së Verut thonë nga VMRO-DPMNE. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
