Ansambli Nacional Shqiptar nis prezantimin në festivalin prestigjioz botëror “Sharjah Haritage Days”

21.03.2021 16:33

Ansambli Nacional Shqiptar nis sonte prezantimin në festivalin prestigjioz botëror...

Ansambli Nacional Shqiptar nis sonte  prezantimin në festivalin prestigjioz botëror “ Sharjah Haritage Days” ku do të shfaqë një program ekskluziv me muzikë shqiptare të këtyre anëve

Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV është ftuar nga Qeveria e Sharjahit dhe institucioni më i lartë kulturor “ Sharjah Heritage Institute” për tu prezantuar në festivalin prestigjioz “Sharjah Heritage Days - Ditët e Trashëgimisë së Sharjah”.

Kjo ftesë ka ardhur në adresë të institucionit falë angazhimit të pandërprerë dhe sukseseve të ansamblit, angazhimit të drejtorit i cili adresoi gjatë kohës së pandemisë një video - inçizim në të gjitha ambasadat dhe në atë të Emirateve të Bashkuara Arabe në solidarizim me viktimat e Covid 19 vitin e kaluar por dhe si angazhim i pa shoq i sektorit ndërkombëtar!

Festivali “Ditët e trashëgimisë së Sharjahut” ka karakter revial ku do marrin pjesë ansamble nga e gjithë bota me program specifik. Sipas rregullave të festivalit, të imponuara nga gjendja aktuale pandemike numri i pjesëmarrësve nga çdo ansambël është i kufizuar andaj në këtë festival janë ftuar drejtori i institucionit, përgjegjësi i sektorit ndërkombëtar dhe 18 nga artistët e ansamblit.

Për këtë pjesëmarrje ansambli ka përgatitur program ekskluziv me muzikë shqiptare të Maqedonisë së Veriut dhe pika ekskluzive nga tradita e Emirateve Arabe.

Paraqitja e Ansamblit tone eshte nga data 20 deri me 28, çdo nate ne skenen e madhe të festivalit!

Është ky një sukses i madh i ansamblit tonë i cili pas sukseseve brenda vendit, në Kosovë e Mal të Zi kjo është paraqitja e parë në rrafshin ndërkombëtar. (Shaban Dalipi, TVM2)