Borë në stinën e Pranverës

21.03.2021 17:00

Edhe pse zyrtarisht sot filloi stina e pranverës...

Edhe pse zyrtarisht sot  filloi stina e pranverës, bora mbuloi pothuajse tërë vendin. Sot dhe nesër do të ketë mot të vranët me reshje të shiut dhe bores sidomos në vendet më të  ulëta në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit bëjnë të  ditur nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Reshje më të dendura do të ketë  në pjesët perendimore dhe veriore, ku reshjet do të arrinë 30 litra në një metër katror.

Deri nesër parashihet që malet të mbulohen nga shtresë e bores,  afërsisht rreth 15 cm, ndërkohë që  shtresë e vogël e bores rreth 5 cm do të formohet edhe në luginën e Shkupit, bëjnë të  ditur nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.(Flutura Latifi, TVM2)