Dibër, pandemia rrezikon edhe këtë sezon turistik
Kriza e shkaktuar nga COVID-19 në botë....

Kriza e shkaktuar nga COVID-19 në botë, por edhe në vendet e rajonit, ka prekur më së shumti sektorin e turizmit.
Paraqitja e rasteve të reja e të infektuarve me Covid 19, rrezikon edhe këtë sezon turistik që banjat e dibrës-Capa një nga pikat më joshëse në ballkan për zhvillimin e turizmit banjar të jetë në defiçit.
“Në përgjithësi kriza në të gjithë ekonominë ka ndiku negativisht por veçanërisht në turizmin Banjarnë maqedoni neve dibra ishim qyteti I parë viktimë kështu që më 13 marsu dha urdhri që Dibra të jetë në shtet rrethim, sic dihet Banjat e Dibrës janë lidernë turizmin banjar dhe shërimin kështu që realizimi I fletjeve ka ra shumë dhe ate 29 përqind të planit vjetor që e kishim vitin e kaluar” – tha Mexhit Capa, pronar i “Banjave të Dibrës-Capa”.
Për mënyrën se si e mendojnë zgjidhjen në të ardhme pra për sezonin turistik Banjar capa nënvizon se duhet të bëhet sa më shpejt imunizimi I popullatës në vend e rajon.
“Çdo fillim ka fundin e vet edhe kjo presim që ta ketë fundin, por fatkeqsisht shtetin tonë kemi mungesë të ineksioneve kundër covid 19, pra, nuk mvaret prej nesh por mvaret prej vaksinimit të popullatës në Maqedoni Shqipëri, Kosovë, Serbi d.m.th rreth neve që populli të fiton vetë imunitetin” – deklaroi Capa.
Vaksinimi i popullatës do ta shpëtonte ekonominë e Vendit por edhe të Dibrës. (Atli Dema, TVM2)
