Shqipëria ndihmon Kosovën me vaksina, imunizon puntorët shëndetësorë të Kosovës
Shifra alarmante vinë nga Kosova....

Shifra alarmante vinë nga Kosova, 8 të vdekur dhe 793 raste të reja me Covid 19 janë regjistruar në 24 orët e fundit. Kjo ka nxitur Shqipërinë tu dalë në ndihmë shqiptarve të Kosovës.
Mjekë dhe infermjerë nga Kosova për dy ditë rradhazi janë duke u vaksinuar në Kukës të Shqipërisë.
“500 mjekë dhe infermierë të Kosovës po vaksinohen në Kukës. Edhe sot në ditën e dytë, do të vijojë vaksinimi me stafet mjekësore të vijës së parë”
Ministri në detyrë I Shëndetësisë së Kosovës u shpreh mirënjohës për ndihmën e shtetit shqiptarë dhe kritikoi ndërkombëtarët për neglizhencë” – tha Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Orgeta Manastirliu.
Në kohën kur institucionet e ndryshme ndërkombëtare, të cilat gjatë gjithë pandemisë shteteve të Ballkanit u kanë mbajtur ligjërata për “qasjen dhe mundësitë e barabarta” dhe kur “solidariteti” i proklamuar prej tyre për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 është tretuar nga “nacionalizmi” i vaksinave, ndihma e Shqipërisë për Kosovën, ka peshë edhe më të madhe dhe tregon se edhe të vegjëlit mund të ja dalin kur punojnë së bashku dhe nuk u mungojnë vlerat”.
Kosova është vendi vetëm në rajon që nuk ka siguruar deri tani asnjë lloj vaksine. Mos sigurimi i vaksinave në Kosovë nga nxitur Shqipërinë ti dali në ndihmë Kosovës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është zotuar se do të bëjnë vaksinimin e 11 mijë punonjësve shëndetësor, në rast se Kosova nuk arrin të sigurojë vaksinën anti-COVID. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
