Dallas, një vajzë e humb jetën në një klub nate

21.03.2021 18:44

Një vajzë 21-vjeçare është vrarë....

Një vajzë 21-vjeçare është vrarë, ndërsa shtatë persona janë lënduar mbrëmë në një incident me të shtëna në një klub nate në Dallas, kumtoi policia.

Policia ka pranuar një telefonatë në lidhje me të shtënat në klubin e natës “Prime” në orën 1:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale, raporton NBC. Policia tha se gjashtë persona janë plagosur dhe se një person ka mbetur i vdekur.

Policia ka raportuar se ngjarja ka ardhur pas një konflikti mes dy grupeve në klub. Nuk janë dhënë detaje më të hollësishme në lidhje me sulmuesin, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk është arrestuar ende.

Motivi i të shtënave ende nuk është përcaktuar dhe hetimet janë duke vazhduar.