Zoran Zaev zgjidhet Kryetar i LSDM- së

21.03.2021 21:58

Socialdemokratët në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta....

Socialdemokratët në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta për lider të partisë, kanë zgjedhur  kryetarin aktual Zoran Zaev, njëherit edhe kandidat i vetëm në garë.

Nga komisioni qendror zgjedhor i LSDM-së thonë se i tërë procesi zgjedhor është zhvilluar pa pengesa, në kushte të sigurta për shëndetin e pjesamarësve dhe duke respektuar masat dhe rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit .

“Sipas rezultateve të para nga 237 vendvotime kanë arritur kanë arritur rezultate për 227 vendvotime. Nga numërimi i fletëvotimeve për kanditatin Zoran Zaev kanë votuar 59.240, 865 kundër dhe ka 277 fletëvotime të pavlefshme. Duke pasur paraysh shprehjen e lirë të vullnetit të anëtarëve në zgjedhjet e para të drejtëpërdrejta ndërpartiake për kryetar të LSDM-së është zgjedhur Zoran Zaev” – tha Kryetarja e KQZ-së – LSDM, Viktorija Madiq..

VMRO-DPMNE: Jodemkratike vetëm një kandidat në garë

VMRO-DPMNE ndërkohë  e cilëson jodemkoratike kandidaturën e vetme të Zoran Zaevit  për kryetarë brenda partisë së tij.

“Askush në LSDM nuk mundi ti kundërvihet kandidati të vetëm në zgjedhje, Zoran Zaev. Për këtë arsye 69 mijë votues në LSDM sot në listën zgjedhore  kanë vetëm një numër që duhet ta rrethojnë” – u shpreh Valentin Manasievski nga VMRO –DPMNE.

Mënyra e kandidimit të liderit të LSDM-së Zoranz Zaev dëshmon se në Maqedoni po sundon diktatura e Koresë së Verut thonë nga VMRO-DPMNE. (Adnan Hajdari, TVM2)