Maqedoni
Parashikimi i motit
22.03.2021 09:06
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësirat me reshje të borës në male dhe në viset më të larta...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësirat me reshje të borës në male dhe në viset më të larta. Në juglindje reshjet do të jenë të shiut, ndërsa në ato më të ulëta në pjesët e tjera të vendit ato përkohësisht do të kalojnë nga shiu në borë veçanërisht në orët e natës dhe të mëngjesit. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore dhe veriore dhe do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar veriore.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri 0 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 2 deri 5 gradë celcius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira dhe i ftohtë me shi të përkohshëm, që nga fundi i ditës dhe gjatë natës në disa pjesë të fushëgropës do të kalojnë në dëborë. Temperatura minimale do të jetë rreth 0, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 4 gradë Celsius.
Edhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të vazhdojnë reshjet e shiut dhe borës, ndërsa nga DPHM thonë se trashësia e borës do të arrijë deri në 15 centimetra në disa vende.
