Maqedoni

Hiqet ndalesa për kamionë në vendkalimet Gjavatë dhe Strazhë dhe rrugën Strugë- Qafë Thanë

22.03.2021 09:23

Nga ora 8.20 është hequr ndalesa për qarkullim për automjete të rënda transportuese në qafën malore Gjavatë..

Nga ora 8.20 është hequr ndalesa për qarkullim për automjete të rënda transportuese në qafën malore Gjavatë dhe drejtimin rrugor Strugë- Vendkalimi kufitar Qafë Thanë, ndërsa nga ora 08:30 hiqet ndalesa për kamionë në vendkalimin malor Strazhë. 
 
Edhe në grykat malore Presekë dhe Bukovë është hequr ndalesa për qarkullim e kamionëve.