Maqedoni
15.131 raste aktive me COVID-19, vazhdon ora policore
22.03.2021 09:58
Ora policore prej orës 22:00 deri në orën 5:00, do të vazhdojë të vlejë edhe në dy javët e ardhëshme...
Ora policore prej orës 22:00 deri në orën 5:00, do të vazhdojë të vlejë edhe në dy javët e ardhëshme. Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ditëve në vijim në bazë të analizave epidemiologjike do të përcaktojë se a janë të nevojshme edhe masa restriktive shtesë, që varen kryesisht nga rezultatet e orës policore të dy javëve të kaluara.
Dje, nga 2.730 teste, janë regjistruar 642 raste të reja me KOVID-19, kanë ndërruar jetë 25 persona, ndërsa janë shëruar 524 pacientë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Në repartet infektive në vend po mjekohen 1.329 pacientë me Kovid-19. Ka rreth 300 shtretër të lirë në qendrat e kovidit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Për shkak të numrit të rritur të pacientëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim në Shkup është hapur edhe qendra e kovidit në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.
Vazhdon edhe procesi i vaksinimit të punonjësve shëndetësorë. Aktualisht janë vaksinuar 6.142 punonjës shëndetësorë, ndërsa për vaksinim përmes faqes “vakcinacija.mk”, janë regjistruar gjithsej 111.014 qytetarë.
Po fillon ndërkohë edhe vaksinimi I gazetarëve. Nesër në Vranjë, 100 gazetarë nga Maqedonia e Veriut do të kenë mundësi që të vaksinohen , më pas edhe të rivaksinohen me Astra Zenekan. Vaksinimi është mundësuar nga autoritetet serbe pas kërkesës së Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë (UNS) me kërkesë të Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë (AGM).
