Botë

Zaev: Regjistrimi nuk do të anulohet

22.03.2021 11:20

Kryeministri Zoran Zaev ka përjashtuar çdo mundësi...

Kryeministri Zoran Zaev ka përjashtuar çdo mundësi, që procesi i regjistrimit të popullsisë në vend të anulohet.

Ai thotë se askush nuk garanton se si do të jetë situata epidemiologjike në vend në vjeshtë, apo pranverën e ardhshme, duke thënë se, nëse anulohet regjistrimi tani, do të anulohet për 10 vjet. “Çdo anulim i Regjistrimit e fut shtetin në rrezik që të mos kemi as në 10 vitet e ardhshme. 20 vjet nuk kemi regjistrim dhe jemi nga shtetet e vetme në botë, dhe për këtë duhet ta realizojmë. Askush nuk mund të tregojë, se si do të jetë gjendja në vjeshtë, apo pranverën e ardhshme, apo ngjashëm”, është përgjigjur kryeministri Zaev. 
 
Ai ka bërë thirrje deri te të gjithë qytetarët, që të apelojnë për regjistrimin e popullsisë, pasi siç u shpreh, nëse nuk e kryejmë këtë obligim ligjor, nuk do të mund të jemi maqedonas më të mëdhenj dhe as shqiptarë më të mëdhenj.
 
Anulimi i regjistrimit kërkohet në vazhdimësi nga opozita maqedonase, nën arsyetimin se situata epidemiologjike në vend është e rënduar.