Enti Shtetëror i Statistikës, apel te diaspora që të regjistrohet

22.03.2021 17:27

Enti Shtetëror i Statistikës....

Enti Shtetëror i Statistikës ka përsëritur apelin te diaspora për të vazhduar vetëregjistrimin. Ndërkohë po bëhen përgatitjet e fundit për regjistrimin e popullsisë në vend që fillon nga 1 prilli. Nga konkursi për angazhimin e regjistruesve janë paraqitur mbi 2 mijë e 600 persona.

“Me konkursin e fundit, atje ku mungonin regjistrues, ky numër është plotësuar dhe ka më shumë se sa nevojitet. Sot janë testimet dhe do të shohim si do të jenë rezultatet, megjithatë në të gjitha rajonet e regjistrimit ekziston numri i mjaftueshëm i regjistruesve, por edhe numrit rezervë për regjistrim.”,- tha Jasmina Georgieva nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Ndërkohë nga Enti Shtetëror i Statistikës thonë se institucionet do t’u përgjigjen në mënyrë adekuate edhe iniciativave për bojkot të regjistrimit.

“Të gjitha përpjekjet për nxitje të bojkotit dhe iniciativa të ndryshme sikurse: nuk hap derën dhe të ngjashme, janë veprime të cilat do të duhet të merret dikush tjetër. Në ligj është saktësuar çfarë do të thotë pengim ose nxitje të bojkotit. Ne jemi të gatshëm se tek popullata do të mbizotërojë vetëdija e shëndoshë dhe nevoja për një zbatim urgjent të regjistrimit.”,- tha Georgieva.

Regjistrimi është i patjetërsueshëm. Personat që do të refuzojnë të regjistrohen do të ndëshkohen me gjoba deri në 300 euro. (Meral Ismaili, TVM2)