Zaev dhe Nikollovski i shkruajnë Kuvendit, “të bashkohemi në luftën kundër korrupsionit”
Kryeministri, Zoran Zaev, dhe zëvendëskryeministri për luftën kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovski...

Kryeministri, Zoran Zaev, dhe zëvendëskryeministri për luftën kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovski, dërguan letër deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe deri te të gjithë deputetët, duke theksuar rëndësinë e kuvendit në proceset lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Në letër theksohet nevoja për unitet në sjelljen e Strategjisë nacionale për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, Planin e Veprimit për funksionimin e saj, si dhe ndryshimet e nevojshme ligjore të ndërlidhura me realizimin në kohë të një pjese të masave nga Plani operativ në luftën kundër korrupsionit .
“Duke u nisur nga nevoja që të eliminohen pengesat dhe që të avancojmë sistemin, gjegjësisht që të sigurojmë që institucionet gjithmonë të jenë në gatishmëri në linjat e para në luftën kundër korrupsionit. Institucionet duhet të sigurojnë, parandalojnë, njohjen dhe sanksionimin e çdo lloji të korrupsionit në të gjitha fushat e pushtetit, pa përjashtim. Me këtë letër ju drejtohemi Juve, të nderuar deputetë, si një lidhje kyçe për miratimin e kornizës së nevojshme ligjore dhe rregullores, dhe si përgjegjës për kontrollin dhe mbikëqyrjen mbi institucionet e pushtetit ekzekutiv dhe organeve të pavarura, me apel dhe lutje që t’i keni prioritet këtyre proceseve dhe të jepni impuls shtesë, i cili do të ndihmojë menaxhimin sistematik me korrupsionin”,- thuhet në letrën e kryeministrit Zaev dhe zëvendëskryeministri Nikollovski. Qeveria në mbledhjen e 50 saj e ka miratuar dokumentin operativ “Plani për luftë kundër korrupsionit”, si pjesë e prioriteteve nga “Aksioni 21 – Standarde evropiane në vend”.
