Prokuroria: Të shpallen fajtorë të akuzuarit e “Thesarit”

22.03.2021 17:53

Prokuroria në fjalën e saj përfundimtare....

Prokuroria në fjalën e saj përfundimtare kërkoi dënim për Sasho Mijallkovin, Toni Jakimovskin, Goran Grujovskin dhe Nebojsha Stojkoviqin për rastin “Thesari”, që ka të bëjë me furnizimin e softuerit për përgjim nga Britania e Madhe, përkatësisht Kompania “Finzi” në vend që atë ta bënte MPB në vitin 2010.

Kjo kompani, sipas gjykatësit Pelivanov, fillimisht ishte e themeluar nga një firmë e regjistruar në SHBA, e ku drejtues në fillim ishte vëllai i Stajkoviqit, ndërsa më pas edhe të tjerë. Tre nga katër të akuzuarit sipas prokurorisë kishin realizuar një takim me përfaqësuesit e Kompanisë britanike “Gama Interneshëll” në Londër. 

“Sjellja e pajisjeve e cila nuk u realizua drejtpërdrejt nga Kompania “Gama”, por kaloi përmes Kompanisë deri atëherë anonime “Finzi”, ku fillimisht ishte e udhëhequr nga Voisllav Stajkoviç, ndërsa më pas ishte tani i ndjeri, Kosta Krpaq, ndërsa si drejtues final lajmërohet biznesmeni, Orce Kamçev, i cili sipas pretendimeve të prokurorisë në atë kohë ishin në relacione të ngushta me të akuzuarin Mijallkov. Dhe në gjithë këtë ka pasur një marrëveshje për sjelljen e pajisjeve, e cila ishte njëherit edhe qarkullimi i parë i Kompanisë “Finzi” dhe kjo marrëveshje kësaj kompanie i sjelli përfitim mbi 26 milion denarë.”,- deklaroi prokurori, Trajçe Pelivanov.

Qarkullimi i parave në kompaninë në Shkup erdhi përmes një llogarie nga Qipro, theksoi Pelivanov, dhe për shkak të origjinës së fshehur dhe pronësisë së parave, "Finzi" është pjesë e hetimit edhe në rastin "Perandoria", në të cilën Kamçev dhe Mijallkov janë gjithashtu të dyshuar.

Përveç dënimit, prokurori kërkoi nga gjykata që të akuzuarit të obligohen të paguajnë edhe dëmin e shkaktuar. Mbrojtja fjalën e saj përfundimtare do ta japë më 5 prill. (Fitim Kryeziu, TVM2)