Mbrëmë rrezik i lartë nga reshjet e borës në aksin Dibër-Mavrovë, orteku e zë makinën, lëndohet lehtë një person
22.03.2021 18:04
Dje, edhe pse dita e parë e pranverës....

Dje, edhe pse dita e parë e pranverës, reshjet e borës kanë kapluar vendin tonë duke arritur trashësinë 30-50 centimetra, e cila ka shkaktuar kaos në aksin rrugore Dibër e Mavrovë.
Sipas kryetarit të komunës së Rostushit, Medat Kurtovski, një person ka mbetur i lënduar pasi orteku i borës i ka rënë mbi makinë në rrugën Dibër – Mavrovë gjatë orëve të vona të mbrëmshme. Qarkullimi i automjeteve mbrëmë ka qenë i vështirësuar, ndërsa gjatë ditës së sotme rrugët janë liruar për kalime pa problem, megjithatë autoritetet rrugore paralajmërojnë që shoferët të vozisin me mjaft kujdes. (Atli Dema, TVM2)
