Kuvend, Albin Kurti zgjidhet Kryeministër i Kosovës
22.03.2021 21:41
Me 67 vota pro, 30 kundër....

Me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim, kuvendi i Kosovës zgjodhi Qeverinë e re.
Qeveria Kurti 2 u zgjodh me mbështetjen e deputetëve të Vetëvendosjes, atyre të Listës Vjosa dhe deputetëve të Minoriteteve.
Në ekspozenë e tij para deputetëve kryemsinitri Kurti tha se pandemia mbetet sfida kryesore, por ai tha se do të angazhohet edhe për reforma në sistemin e drejtësisë, zhvillimin ekonomik, integrimet në BE dhe NATO si dhe dialogun me Serbinë.
Ai njëherit paralajmëroi edhe padi për gjenocid ndaj Serbisë në gjykatën ndërkombëtare.
