Kryetari i Kuvendit turk për vizitë në Maqedoni

24.11.2014 10:06

Për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë sot qëndron kryetari i Kuvendit të madh turk, Xhemil Çiçek........

Nikoqir i tij është kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, me të cilin Çiçek do të realizojë takim tet-a-tet. Në Parlamentin e Maqedonisë, kryetari i Kuvendit të madh turk do të bisedojë edhe me kryetarin dhe anëtarët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin turk. Çiçek do të shkruajë në librin e përshtypjeve, ndërsa do të vendosë lule në Përmendoren e heronjve të rënë për Maqedoninë.

Në kuadër të vizitës Çiçek do të pritet edhe nga presidenti, Gjorge Ivanov.

Pasdite Çiçek bashkë me anëtarët e tjerë të delegacionit do ta vizitojë Qendrën kulturore turke, Junus Emre, ndërsa do të realizojë edhe një sërë takimesh të tjera. (mia.mk)