Maqedoni
ESHS: Janë vetëregjistruar 130.000 mërgimtarë
23.03.2021 09:23
Deri sot në ora 08:00 të mëngjesit numri i mërgimtarëve të regjistruar ka arritur në 130.000

Deri sot në ora 08:00 të mëngjesit numri i mërgimtarëve të regjistruar ka arritur në 130.000, informon Enti Shtetëror për Statistikë.
“Ky aktivitet është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë diasporën – pas shumë vitesh dhe çdo spekulim me numrin e qytetarëve të emigruar, më në fund të kemi një pasqyrë të qartë se ku janë dhe sa janë emigrantët tanë në mënyrë që mund të krijohen dhe drejtohen politika të përshtatshme mbështetje dhe ofrimi i shërbimeve që u nevojiten nga vendlindja e tyre”, thonë nga ESHS.
Nga ESHS thonë se interesimi i qytetarëve që jetojnë jashtë vendit për t’u regjistruar, rritet çdo ditë.
