Maqedoni

Qeveria: Opozita të ndalojnë së bllokuari kuvendin

23.03.2021 09:57

Qeveria mbrëmë u bëri thirrje deputetëve që po e bllokojnë punën e Kuvendit...

Qeveria mbrëmë u bëri thirrje deputetëve që po e bllokojnë punën e Kuvendit, të tërhiqen nga kjo mënyrë destruktive e veprimit, sepse kështu i sjellin dëme serioze qytetarëve dhe shtetit.
 
“Janë bllokuar disa nga masat nga pakoja e katërt dhe e pestë për të cilat janë të domosdoshme ndryshime ligjore në mënyrë që të realizohen zgjidhjet për qëndrueshmëri të ekonomisë, për shpëtim të vendeve të punës dhe zbatim të kujdesit që askush të mos lihet pas dore. Në proces inkluziv, me konsultim të të gjitha palëve të prekura deri më tani janë kahëzuar rreth 1 miliardë e 300 milionë euro ndaj qytetarëve dhe ekonomisë që të sigurojmë qëndrueshmëri stabile të ekonomisë me potencial për revitalizim”, ceket në kumtesën e Shërbimit qeveritar.
 
Ekzekutivi përkujton deputetët opozitarë se duhet të pranojnë se ky është një moment jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe se kanë përgjegjësi para qytetarëve që të zhbllokohet procesi kuvendor dhe Parlamenti sa më parë t’i miratojë ndryshimet ligjore ,  që të vihen në funksion masat nga pakot antikovid, të cilat janë me rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët dhe ekonominë.
 
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë bën thirrje që foltorja e Kuvendit të jetë vend për debate, ide dhe amandamente konstruktive për zgjidhje më të mira ligjore në interes të popullit dhe shtetit”, potencohet në kumtesën e qeverisë.