Botë

SHBA, sulm në një supermarket në Kolorado, 10 viktima

23.03.2021 10:24

10 persona mbetën të vrarë në Bolduer të Kolorados në SHBA..

10 persona mbetën të vrarë në Bolduer të Kolorados në SHBA, teksa një person i armatosur hapi zjarr në një supermarket. 
 
Mes viktimave është edhe një punonjës policie. 51 vjeçari ishte i pari që mbërriti në vendin e ngjarjes. Një person i cili ndodhej brenda dyqanit me bashkëshorten e tij gjatë momentit të incidentit tha se dëgjoi tre të shtëna me armë dhe se kishte vrapuar nëpër dyqan së bashku me klientë të tjerë për të shpëtuar. Ai tha se të shtënat dukeshin sikur vinin nga pjesa e përparme e supermarketit. Ndërkohë policia ka arrestuar atentatorin i cili sipas pamjeve që janë publikuar në mediat e huaja ai del nga marketi i plagosur në këmbë. Në harkun kohor të një jave ky është sulmi i dytë në SHBA. Një javë më parë ndodhën edhe sulmeve në 3 SPA në Atlanta, ku humbën jetën 8 persona.