Botë
Hoti dorëzon postin, Albin Kurti merr zyrtarisht detyrën
23.03.2021 13:02
Me një ceremoni shtetërore dhe sipas protokollit, ish-kryeministri Avdullah Hoti...

Me një ceremoni shtetërore dhe sipas protokollit, ish-kryeministri Avdullah Hoti, i dorëzoi detyrën pasardhësit të tij në krye të ekzekutivit të Kosovës, Albin Kurti, një veprim që vetë Kurti nuk e bëri kur Avdullah Hoti u bë kryeministër.
Pas ceremonisë shtetërore para selisë së qeverisë, kryeministri Albin Kurti mori nga paraardhësi i tij Avdullah Hoti raportin dhe dosjen e punës së qeverisë. Vizitën e parë si kryeministër, Kurti e zhvilloje në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Albin Kurti u zgjodh kryeministër i Kosovës të hënën me 67 vota pro. Qeveria e re është formuar me partitë e komuniteteve joserbe dhe në përbërje të kabinetit janë tre zëvendëskryeministra. Pesë nga 15 ministritë drejtohen nga gra.
Kryeministri Albin Kurti tha se sfida kryesore e qeverisë do të jetë vënia nën kontroll e pandemisë së koronavirusit. Ai synon që të sigurojë vaksina të mjaftueshme për të imunizuar 60 për qind të popullatës kundër Covid-19. Sfidë më vete për qeverinë Kurti 2, do të jetë padyshim edhe sistemi I drejtësisë dhe ekonomia.
