Maqedoni
Takimi i ministrave në NATO Osmani: Kotribuojmë në stabilitetin rajonal
23.03.2021 15:27
Në aleancën Veriatlantike po zhvillohet takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s...

Në aleancën Veriatlantike po zhvillohet takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s ku për herë të parë po merr pjesë edhe minsitri i jashtëm Bujar Osmani. Para selisë së NATO-s Osmani tha se me antarsim në aleancë, Maqedonia e Veriut realizoi strategjinë e saj ndërsa NATO përforcoi bashkëpunimin me rajonin për sigurinë dhe stabilitetin. RMV ndan vlerat, obligimet dhe përgjegjësitë me të gjitha vendet e aleancës, tha ministri Osmani.
"Moment hitorik për mua, për Maqedoninë e Veriut. Për herë të parë me pjesëmarrje fizike në takimin minsitror në kaudër të përvjetorit të parë të anëtarsimit tonë të plotë në aleancë. Anëtarsimi në NATO është realizim i strategjisë sonë. Poashtu me antarsimin tonë në NATO, aleanca ka përmirësuar sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit.", tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.
Stoltenberg: Evropa dhe SHBA së bashku fitojnë sfidat
Asnjë vend dhe asnjë kontinent nuk mund të ballafaqohet vetë me sfidat e sigurisë, por Evropa me Amerikën së bashku mund t’ja dalin, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
"Të qenit së bashku në këtë takim minsitror të jashtëm është pjesë e rëndësishme e këtij procesi ku aleatët trajtojnë këtë çështje shumë të vështirë dhe të rëndësishme së bashku si një aleancë. Aleatët dhe partnerët evropianë nga e gjithë bota kanë qenë së bashku me Shtetet e Bashkuara në Afganistan për dy dekada.", tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Bliken: Gazsjellësi rus "Nord Strem 2" i dëmshëm për Evropën
Shefi i diplomacisë amerikane Antoni Blinken komentoi ndërtimin e gazjellësit nga Rusia deri në kontinentin e Evropës, i cili tashmë është në përfundim e sipër. Diplomati amerikan tha se projekti si i tillë është i dëmshëm.
"Presidenti Bajden ka qenë shumë i qartë kur ka thënë se gazsjellësi është një ide e keqe, e keqe për Evropën, e keqe për SHBA-në. Në fund të fundit është në kundërshtim me qëllimet e vet BE-së për sigurinë e energjisë.", tha Antoni Blinken, Sekretar Amerikan i Shtetit.
Gjendja në Afganistan, ndikimi i raporteve globale gjeostrategjike në sigurinë e NATO-s, rritja e ndikimit rus dhe kinez si dhe stabiliteti rajonal, janë tema të takimin dyditor të minsitrave të jashtëm të paktit veriatlantik në Bruksel.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
