Maqedoni
Tetovë rritet numri i pacientëve me Covid-19
23.03.2021 16:22
Ditëve të fundit ka rritje të pacientëve me Covid 19 në Tetovë thonë nga Covid Qendra...

Ditëve të fundit ka rritje të pacientëve me Covid 19 në Tetovë thonë nga Covid Qendra. Sipas tyre nuk duhet të kemi frik pasi situat është nënë kontroll por kërkojn që qytetarët të respektojn masat anti Covid. Në Spitalin e Tetovës për momentin të hospitalizuar ka 36 pacient të moshave të ndryshme.
"Për momentin kemi rritje të pacientëve të hospitalizuar, i tyre është 36 pacient kio rritje ka filluar dy tre javë më parë pasi numri i pacientëve në ambulanta nisi të rritet dhe kjo është një indikator. Kemi pacient nga mosha 42 vjet deri në 80 vjeç. Këto që janë moshën më të re janë në gjendje më të mirë, ndërsa ato në moshë kanë edhe sëmundje kronike dhe më tepër veshtërsoj gjendjen.", tha Gezim Nuredini ngs Covid Qendra Tetovë.
Nga SPB Tetovë, njoftojn se orën policore nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit ditës së sotme nuk e kanë shkelur as një qytetar.
VISAR SADIKI
