Botë
Merkel: Gjermania në izolim të plotë gjatë Pashkëve
23.03.2021 17:08
Gjermania ka zgjatur bllokimin e saj për tre javë, duke vendosur një ndalim pothuajse të plotë gjatë festës së Pashkëve...

Gjermania ka zgjatur bllokimin e saj për tre javë, duke vendosur një ndalim pothuajse të plotë gjatë festës së Pashkëve, si një masë parandaluese ndaj një vale të tretë të infektimeve të koronavirusit.
Pas bisedimeve me udhëheqësit rajonalë, kancelarja Angela Merkel tha se masat aktuale do të qëndrojnë deri në 18 Prill. Kufizimet do të jenë edhe më të ashpra në datat 1-5 Prill, kur shumica e dyqaneve do të mbyllen dhe tubimet do të jenë të kufizuara.
“Numri i rasteve po rritet në mënyrë eksponenciale dhe shtretërit e kujdesit intensiv po mbushen përsëri. Ne jemi në një situatë shumë, shumë serioze për shkak të përhapjes së varianteve të koronavirusit në vend. Ajo që kemi është në thelb një pandemi e re. Virusi i ri është dukshëm më vdekjeprurës dhe më infektues”, u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel.
Derisa Gjermania dhe vende tjera të Evropës planifikojnë mbylljen dhe vendosjen e masave më strikte, Danimarka është pajtuar t’i liroje këto masa, atje shumë shpejt do të happen shkollat,restorantet, teatrot dhe bizneset tjera.
OBSh: Kritikon pabarazinë në shperndarjen e vaksinave
Ndërkohë organizata botërore e shëndetësisë ka kritikuar sërish pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave anticovid në botë.
“Vendet që tani po vaksinojnë njerëz të rinj, të shëndetshëm me rrezik të ulët të sëmundjes po e bëjnë këtë me koston e jetës së punonjësve shëndetësorë, njerëzve të moshuar dhe grupeve të tjerë në rrezik në vendet e varfra. Shpërndarja e pabarabartë e vaksinave nuk është vetëm një zemërim moral. Është gjithashtu ekonomikisht dhe epidemiologjikisht vetë-shkatërruese”, theksoi kreu i OBSh-së, Tedros Ghebreyesus.
Vetëm 0,1 përqind e dozave të administruara në të gjithë botën janë shpërndarë në vendet me të ardhura të ulëta, ndërsa vendet me të pasura kane përfituar më shumë se gjysmën e vaksinave.
FARIJE DAUTI BAKIU
