Maqedoni

Covid 19: 25 viktima, 1056 raste të reja, 727 të shëruar

23.03.2021 17:36

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3728 testime të bëra ka regjistruar 1056 raste të reja të të infektuarve...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3728 testime të bëra ka regjistruar 1056 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 25   persona, ndërsa janë shëruar 727 pacientë. 
 
Në qendrat kovid në vend janë duke u shëruar 1392 pacientë, vetëm gjatë ditës së sotme janë hospitalizuar 70 pacientë, ndërsa ka rreth 300 shtretër të lirë. 
 
Numri i të infektuarve të rinj me Covid 19, edhe më tej është i lartë.  Shifrat javën e fundit janë rritur për 26.4% më shumë në krahasim me një javë më parë. Raporti javor i Institutit për Shëndet Publik për periudhën 15 deri 21 mars, tregon se nga 24.517 testime, 6.899 qytetarëkanë rezultuar pozitive. 
 
Prej tyre 49,9% e rasteve janë regjistruar në Shkup, ndërsa incidenca më e lartë javore u regjistrua në Negotinë dhe Demir Kapi. Personat e infektuar janë nga të gjitha grupmoshat edhe pse më të prekurit vazhdojnë të jenë ata të moshës mbi 60 vjeç. 
 
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 120.882 prej tyre janë shëruar 102.201kanë humbur jetën 3.528 dhe numri i rasteve aktive shënon 15.153.  
 

FLUTURA LATIFI TOPOJANI