Kompania amerikane për siguri informatike ka zbuluar softuer aktiv për spiunim
Kompania amerikane për siguri informatike "Simantek" në Francë kumtoi se ka zbuluar softuer për spiunim, ndërlikueshmëria teknike e së cilës aludon në mendimin se nëse nuk është krijuar, atëherë ka qenë sigurisht tërësisht e kontrolluar nga shërbimet e zbulimit të ndonjë vendi.....

Softueri me dedikim të keq, i quajtur "Regin" është i tipit "Kali i Trojës" dhe ka mundësuar përcjellje të shënjestrave të përzgjedhura në një mënyrë të re dhe plotësisht diskrete. Me spiunim janë përfshirë 10 vende - Rusia, Arabia Saudite, Irlanda, India, Afganistani, Irani, Belgjika, Austria, Meksikoja dhe Pakistani.
Qëllimi i këtij softueri ka qenë që të grumbullojë lloje të ndryshme të të dhënave, ndërsa që ta sabotojë sistemin për kontroll indutsrial, siç ishte rasti me programin "Stuxnet" i cili ishte i orientuar kundër centrifugave për pasurim të uraniumit në Iran.
Caqe të "Regin" janë firma, oganizata qeveritare dhe institute shkencore. (mia.mk)
