Maqedoni

SHVL - UÇK: Nderim dëshmorëve dhe martirëve , duke respektuar masat Covid

23.03.2021 18:04

Sivjet, gjatë vitit 2021, SHVL - UÇK do të vazhdojë t'i përkujtojë Dëshmorët/Martirët

Sivjet, gjatë vitit 2021, SHVL - UÇK do të vazhdojë t'i përkujtojë Dëshmorët/Martirët, duke i respektuar rregullat vendore, që dalin nga institucionet e shëndetësisë, duke shtuar edhe ato të Statusit të SHVL-UÇK, të aprovuara në vitin 2001, të Miratuara nga Gjyqi Kushtetues i Vendit.
 
“Meqë vazhdon ende pandemia e Covid-19 dhe nderimet me prezencë massive përbëjnë rrezik për shëndetin, ne, Nderim-Përkujtimet do t'I zhvillojmë me pjesëmarrje të kufizuar, sipas protokoleve për pengimin e përhapjes së pandemisë, nëpër vendet ku do të zhvillohen veprimtaritë, sidomos në objektet e mbyllura. Rrjedhën e rendit, do ta mbajmë me kujdestarët tanë. Ata do të kenë shenja të Kuqe në krahë. Lavdi të gjithë Dëshmorëve / Martirëve të Atdheut, Kombit, Flamurit, Shenjave të Shenjta!” thuhet në njoftimin e SHVL-UÇK-së.