Botë

Dhjetë viktima dhe 705 raste të reja me koronavirus në Kosovë

23.03.2021 18:32

Dhjetë viktima dhe 705 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë...

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), tre raste të vdekjes u regjistruan në Kamenicë, dy raste në Rahovec dhe nga një në Ferizaj, Fushë Kosovë, Pejë, Viti dhe Vushtrri.
 
Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 3,922 mostrave, thuhet në njoftim.
 
IKSHPK-ja po ashtu tha se 522 pacientë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
 
Raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 12,808.
 
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 83,717 të tilla.
 
Prej tyre, 1,786 vetë kanë vdekur dhe 69,123 janë shëruar.
 
Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi të martën plan për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.
 
Ai tha se duhet të ulen rastet me koronavirus dhe të eliminohen vdekjet./evropaelire