Banka Botërore: Ngrohja globale mund ta rrisë varfërinë në botë
Ngrohja globale mundet dukshëm ta rrisë varfërinë në botë, duke i zvogëluar rekoltat bujqësore dhe duke sjellë në pikëpyetje ushqimin e miliona njerëzve, paralajmëroi në raportin e saj Banka Botërore......

"Pa veprime të shpejta dhe efikase ngrohja e klimës dhe pasojat e saj mund ta rrisin varfërinë në shumë rajone në botë", theksohet në dokument.
Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk do të ketë sukses ta arrijë qëllimin dhe ta kufizojë ngrohjen globale deri në dy gradë Celsius në krahasim me epokën paraindustriale do të ketë tharrje, vapë dhe rritje të acidit në oqeane.
Nëse temperaturat hipotetike rriten për katër gradë, ndryshimet ekstreme klimatike, të cilat deri më tani në rastin më të keq janë paraqitur njëherë në periudhën gjatë një shekulli, do të mund të bëhen formë e re e normës klimatike, thekson Banka Botërore, duke shtuar se rreziku më i madh eksizton për rajonet e Amerikës Latine, Lindjes së Afërt dhe Evropës Lindore.
Gjatë këtij skenari "të zi", rekolatat e sojës mund të zvogëlohen midis 30 dhe 70 për qind në Brazil, ndërsa gruri të zvogëlohet përgjysmë në Amerikën Qendrore dhe Tunizi. Lindja e Afërt dhe Amerika Jugore do të mund të përfshihen nga vapa e madhe.
"Sfidat nga ndryshimet klimatike do të jenë të rënda-rekoltat do të zvogëlohen, resurset ujore do të kenë ulje, nivelet e oqeaneve do të rriten, ndërsa jeta e miliona njerëzve do të rrezikohet", potencohet në raportin e Bankës Botërore. (mia.mk)
