Maqedoni
Parashikimi i motit
24.03.2021 09:03
Moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, i ftohtë dhe me erë...

Moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, i ftohtë dhe me erë. Paradite në pjesët veriore dhe lindore me reshje të kohëpaskohshme të bores me intensitet më të dobët. Do të fryjë erë e përforcuar veriore, e cila në pjesët lindore përgjatë Vardarit do të arrijë shpejtësi edhe mbi 60 km/orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri 0 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 4 deri 12 gradë.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri 0 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 1 deri 4 grade celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme meteorologët parashikojnë stabilizim të motit dhe rritje të temperaturave.
