Botë

Mianmar, lirohen nga burgu qidra të arrestuar

24.03.2021 09:26

Qindra persona, që janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protesta...

Qindra persona, që janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protesta, si pasojë e puçit ushtarak në Mianmar janë liruar nga burgu në Rangoon.

Ky shtet i Azisë Juglindore është përballur me protesta ditore prej puçit 1 shkurtit dhe arrestimit të lideres së rrëzuar nga pushteti Aung San Suu Kyi.Mbështetësit e saj kanë thënë se akuzat kundër saj janë të rreme.
 
Disa autobusë të mbushur me të burgosur janë larguar nga burgu Insein në mëngjes, kanë thënë dëshmitarët.Puçi ushtarak i shkurtit ka kthyer mbrapsht përpjekjet për t’u këndellur nga rregulli ushtarak për gati gjysmë shekulli.Grupi aktivist Asociacioni për të Burgosurit Politikë ka thënë se të paktën 2,000 persona janë arrestuar në protestat kundër puçit.
 
Në këtë periudhë, 250 persona janë vrarë nga forcat e sigurisë.