Maqedoni
ESHS: Janë vetëregjistruar 137.111 mërgimtarë
24.03.2021 10:05
Çdo ditë po shtohet numri i mërgimtarëve për t’u regjistruar....

Çdo ditë po shtohet numri i mërgimtarëve për t’u regjistruar. Enti Shtetëror për Statistika informon se deri sot numri i mërgimtarëve të regjistruar ka arritur në 137.111.
Nga ESSH, kane njoftuar gjithashtu se brenda 24 orëve janë regjistruar 7.102 shtetas të Maqedonisë së Veriut.
“I ftojmë të gjithë mërgimtarët tanë të shfrytëzojnë rastin dhe t’u përgjigjen pyetjeve në aplikacion. Për çdo paqartësi në lidhje me metodologjinë e regjistrimit ose ndonjë problem teknik, Enti Shtetëror i Statistikave është në dispozicion të tyre me linjat e hapura të komunikimit në dispozicion në faqen e internetit Popis2021.stat.gov.mk”, thonë nga ESHS.
Ndryshe, regjistrimi i popullsisë ka nisur më 1 mars, ndërsa do të përfundojë më 21 prill.
