Botë

Zhvillohet në Hagë seanca e radhës për Thaçin dhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së

24.03.2021 11:04

Hashim Thaçi dhe ish-anëtarët e tjerë të UÇK-së..

Hashim Thaçi dhe ish-anëtarët e tjerë të UÇK-së dalin sot para Gjykatës në Hagë.
 
Konferenca për ecurinë e çështjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të mbahet në orën 11:00, teksa kjo datë korrespondon me përvjetorin e 22-të të nisjes së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.
 
Seanca e kaluar ndaj ish-krerëve të UÇK-së u mbajt më 16 shkurt ku avokatët kërkuan me tepër kohë për t’u njohur me akuzat.