SHBA-ja tenton ta parashikojë rrezikun e ardhshëm për shëndetin e njerut pas ebolës

24.11.2014 10:28

Akoma para se epidemia e ebolës të vendosej nën konroll, ekspertë në SHBA përpiqen të parashikojnë se çfarë do të jetë rreziku i ardhshëm për shëndetin e njeriut në plan global.......

Drejtori i Qendrës për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve ngjitëse, Tom Fridan tha se urgjentisht duhet të studiohen rajonet në botë, të cilat e fshehin rrezikun nga katastrofat shëndetësore, që të munden autoritetet të reagojnë para se infeksionet të shndërrohen në kriza.

Në fillim të muajit Qeveria e presidentit Barak Obama kërkoi 600 milionë dollarë, që ta kryejë Programin për siguri globale të shëndetët.

Ajo parashikon "koalicion ndërkombëtar" nga ekspertë shëndetësorë të ndihmojë në vendet në rrezik t'i përmirësojnë masat për hasje të infeksioneve që të parandalojnë epidemi. (mia.mk)