Botë
Britania “blindon” kufijtë, gjobë 5 mijë paund për ata që largohen nga vendi pa arsye
24.03.2021 11:18
Mbretëria e Bashkuar blindon kufijtë mes frikës së një vale të tretë të virusit korona....

Mbretëria e Bashkuar blindon kufijtë mes frikës së një vale të tretë të virusit korona.
Ndalimi i muajve të fundit për britanikët, për të udhëtuar jashtë vendit, me përjashtim të rasteve të domosdoshme, është shndërruar në ligj. Pushimet jashtë vendit do të jenë të ndaluara deri nëfund të qershorit. Kjo është një ndër masat që qeveria e Boris Johnson po ndërmerr për të ruajtur ecurinë e mirë në kontrollin e pandemisë, gjë e cila po ndihmohet edhe nga fushata më e shpejtë e vaksinimit në Europë.
Norma parashikon një gjobë prej 5 mijë paundësh për këdo që tenton të largohet nga territori britanik drejt një destinacioni të huaj pa një “arsye të justifikuar mirë”.
Këto zhvillime vijnë teksa Britania përkujton përvjetorin e izolimit të parë kombëtar të vendosur pikërisht më 23 mars të 2020-s. Britania ka bilancin më të rëndë në pandeminë koronavirus në Europë dhe raporton një total prej 4.3 milionë të infektuarish dhe 126 mijë jetë të humbura.
