Botë

Vrau 10 persona në supermarket, i riu nga Siria ishte i sëmurë mendor

24.03.2021 11:57

Personi që vrau 10 persona në një supermarket të Kolorados, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Personi që vrau 10 persona në një supermarket të Kolorados, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte një 21-vjeçar nga Siria , i zhvendosur në SHBA që në moshën 3-vjeçare.
 
Sipas familjes së tij, Ahmad Alissa ishte i sëmurë mendor. Në 18 muajt e fundit, i riu ishte ankuar në Facebook për faktin që nuk kishte të dashur dhe gjithashtu shprehte zemërim ndaj ish-Presidentit Donald Trump.
 
Vëllai i tij tha për “The Daily Beast” se Ahmad ishte paranojak dhe shumë antisocial.
 
Autoritetet lokale zbuluan një detaj të tmerrshëm nga masakra e 21-vjeçarit në supermarket. Pasi qëlloi me pushkë një të moshuar në parking, ai iu afrua dhe e qëlloi edhe disa herë të tjera.
 
Policia zbuloi në një konferencë për shtyp se disa nga viktimat ishin në supermarket për të bërë vaksinën e Covid-19.