Maqedoni
Grubi ftoi komunitetin turk në bashkëpunim për regjistrimin e popullësisë
24.03.2021 12:04
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive...

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka realizuar takim me përfaqësues të komunitetit turk në vend lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë.
Përmes këtij takimi, Grubi dhe përfaqësuesit e komunitetit turk i kanë bërë thirrje popullatës që masovikisht të regjistrohen pasi që e rëndësishme është që secili qytetare dhe komunitet të regjistrohen, derisa përmes personaliteteve që kanë ndikim në shoqëri të përçohet mesazhi deri tek secili qytetar për rëndësinë e këtij procesi.
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi është shprehur i hapur për bashkëpunim me komunitetin turk dhe të gjitha komunitetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
Thuhet në kumtesen derguar nga Sektori për marrëdhënie me opinionin Kabineti i Zëvendëskryeministrit të Parë dhe ministrit për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive
