Maqedoni
Funksionimi i kuvendit, Xhaferi: Konvokoj seancën me 61 deputetë
24.03.2021 15:15
Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, do ta thërrasë seancën plenare në momentin kur do të ketë 61 deputetë...

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, do ta thërrasë seancën plenare në momentin kur do të ketë 61 deputetë prezentë për të formuar kuorumin. Sipas paralajmërimeve kjo mund të ndodh javën që vjen me kthimin edhe të deputetit të dytë të shumicës nga izolimi. Nga qëndrimi i tillë i thënë në emisionin “Argument” në TVM2, kryeprlamentari Talat Xhaferi s’do heq dorë për hir të rregullores së kuvendit duke i apeluar deputetët se e kanë vendin në seanca plenare dhe komisione. Ofertat e opozitës maqedonase për konvokim të seancës i cilëson spine politike.
“Tash për të bërë politikë ditore, shih se na sa jemi të gatshëm që pakoja e pestë e pestë të kalon, ne kushtëzojmë këto tri pika të shqyrtohen, 27 të tjerat të lihen anash. Edhe ato 27 pika ka edhe ligje të tjera, ka interpretime autentike për të cilat varet funksionimi i institucioneve të tjera se si do të punojnë. Unë konvokoj seancën në momentin që do të jem i siguruar se do të kem 61 deputetë për të qenë prezent në vendimmarrje.”,- tha kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi.
Xhaferi: ASH-AA të tërheqin amendamentet
Xhaferi thotë se për tejkalimin e ngërçit parlamentar, shpëtimi s’duhet parë në takimin e liderëve apo zgjedhjet e parakohshme që janë shndërruar në praktikë pesë mandatet e fundit, por në ndërgjegjësimin e deputetëve për atë që janë zgjedhur. Kryeparlamentari drejton gishtin edhe kah opozita shqiptare që të japin kontributin e tyre.
“Le të urdhërojnë le të tërheqin amendamentet, nëse ka shtrirë dorën, le të zhbllokohen ato pika. Ndërkaq fati i ligjit për shtetësi duhet të jetë fati i komunikimit i gjithë neve që edhe opozita maqedonase të tërheqë amendamentet e pakuptimta.”,- u shpreh kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi.
Xhaferi me apel edhe tek qytetarët, të komunikojnë deputetët në zyrat rajonale të tyre për heqje dorë nga kushtëzimet në kurriz të qytetarëve.
MERAL ISMAILI
