Kosova më e rrezikuara në rajon nga sulmet terroriste
Numri i njerëzve të vrarë në sulmet terroriste në mbarë botën në 2013 u rritën për 61 për qind në krahasim me vitin 2012, thuhet në raportin e Institutit Australian për Ekonomi dhe Paqe........

Në raport publikohet një hartë, ku vendet me ngjyrë më të errët paraqiten si më të rrezikuara nga terrorizmi. Kosova në këtë hartë paraqitet si vendi më i rrezikuar në rajon nga sulmet terroriste.
Pesë vendet që i prijnë kësaj liste janë, Iraku, Afganistani, Pakistani, Nigeria dhe Siria, në të cilat kanë humbur jetën dy të tretat e numrit të përgjithshëm të të vrarëve nga veprimet terroriste, raporton lajmi.net.
Statistikat për vitin e kaluar ishte katastrofike, dhe ekziston frika se numrat për vitin 2014 do të mund të jetë edhe më e lartë për shkak të shumë aksioneve të Shtetit Islamik, i cili operon në Lindjen e Mesme, ndjekur nga Boko Haram në Nigeri, si dhe talebanëve në Afganistan dhe Pakistan.
Përveç këtyre pesë vendeve, një rrezik i lartë nga sulmet terroriste i kërcënon edhe Angolan, Bangladeshin, Burundin, Republikën Qendrore Afrikane, Bregun e Fildishtë, Etiopinë, Iranin, Izraelin, Malin, Meksikën, Mianmarin, Sri Lankën dhe Ugandën.
Është e rëndësishme të theksohet se Kosova në këtë raport është trajtuar si një shtet i pavarur, dhe analistët vlerësojnë se Kosovës i kanoset rreziku më i madh nga sulmet terroriste nga territoret e ish Jugosllavisë.
Kosova është në vendin e 54 nga 162 vendet e përfshira në këtë studim, dhe nga vendet fqinje, rreziku potencial e kërcënon Bullgarinë (vendi 60), Maqedoninë (vendi 75), ndërsa vendet e tjera të ish-Jugosllavisë janë shumë më pak të rrezikuara.
Serbia ndodhet në vendin e 89, pas Bosnjes dhe Malit të Zi(86 dhe 87), ndërsa Kroacia, Shqipëria dhe Sllovenia nuk janë fare në 100 vendet më të rrezikuara. Shqipëria ndodhet në vendin e 107. (lajmi.net)
