Gruevski në Forumin ekonomik të Vienës dhe në takimin e CEI
Kryeministri Nikolla Gruevski sot do të mbajë fjalim në Forumin e 11-të ekonomik të Vjenës, "Vizionet dhe përgjegjësitë në kohën e ndryshimeve", ku do të diskutohet për përparësitë, ndikimin dhe prespektivat e bashkëpunimit ekonomik rjaonal......

Njëherit kryeministri Gruevski në Vjenë do të marrë pjesë në takimin e iniciativës Qendrore-evropaine, ku do të bëhet edhe akti i marrjes zyrtare të kryesimit me iniciativën nga ana e Republikës së Maqedonisë nga kryesuesi i deritanishëm Republika e Autrisë.
Në takim dhe në fjalimet, sipas shërbimit qeveritar për informim, Gruevski do t'i theksojë edhe prioritetet e kryesimit të Maqedonisë me CEI gjatë vitit 2015 dhe kalendarin e aktiviteteve të cilat janë paraparë për realizimin e prioriteteve dhe qëllimeve. Të dy ngjarjet, edhe Forumi ekonomik i Vijenës, edhe takimi i Iniciativës qendrore-evropaine, tregojnë, ngjarje të rëndësishme në të cilat do të marrin pjesë një numër më i madh i shteteve dhe qeverive nga Evropa.
Krahas kryeministrit të Maqedonisë, në ngjarjet do të marrin pjesë edhe presidenti federal i Republikës së Austrisë, Hajnc Fisher, kancelari austrian Verner Fejman, kryeministrin italian Mateo Renci, kryeministri i Republikës Çeke, Bohuslav Sabotka, kryeministri kroat Zoran Miolovanoviq , kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministri malazez Milo Gjukanoviq, kryeministri i Republikës së Bosnjës e Hercegovinës Vejkoslav Bevanda dhe një numër më i madh i zyrtarëve të lartë të vendeve evropiane dhe organizatave multilaterale.
Në margjina të ngjarjeve priten edhe takime dhe bisedime të kryeministrit Gruevski me kolegët e pranishëm nga vendet e tjera. Kryeministri Gruevski do të realizojë takim edhe me kryetarin e Bankës Evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim, Suma Çakrabati, në të cilën do të diskutohet për mundësitë, aspektet dhe hollësitë për bashkëpunim për një numër më të madh të projekteve në vijim dhe të ardhshme nga interesi i ndërsjellë.
