Maqedoni

Parashikimi i motit

25.03.2021 09:04

Mëngjesi do të jetë i ftohtë. Gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare...

Mëngjesi do të jetë i ftohtë. Gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa në pjesët lindore përkohësisht edhe vranësira të dukshme. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, më e shprehur do të jetë përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 4 deri 12 gradë.
 
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri -3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 7 gradë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, meterologët parashikojnë mot me diell dhe rritje të temperaturave ditore.