Maqedoni
ESHS:Janë regjistruar mbi 140.755 mijë mërgimtarë
25.03.2021 10:31
Vazhdon procesi i vetë regjistrimit në diasporë....

Deri sot, në ora 08:00 janë regjistruar 143 mijë e 755 mërgimtarë, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Zvicra, vazhdon të kryesojë listën, me numrin më të lartë të mërgimtarëve të regjistruar. Deri sot, në ora 8 e mëngjesit, nëpërmjet ueb faqes “https://census.stat.gov.mk/”, janë 47.345 mërgimtarë nga Zvicra
Regjistrimi që pritet të përfundojë më 21 prill, realizohet nëpërmjet ueb faqes: census.stat.gov.mk.
Të drejtë për regjistrim kanë të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe që jetojnë jashtë territorit të saj. Regjistrimi në vend do të realizohet nga 1 prilli.
