Maqedoni

Shkup, aksion policor anti drogë, arrestohen disa pesona

25.03.2021 11:09

Policia mëngjesin e sotëm ka kryer bastisje dhe arrestime në fshatin Gërçec dhe Gazi Babë...

Policia  mëngjesin e sotëm ka kryer bastisje dhe arrestime në fshatin Gërçec dhe Gazi Babë, me crast janë bërë dhe disa arrestime të personave për tregti me lëndë narkotike.
 
Një pjesë e të arrestuarve janë dërguar në stacionin policorë në Karposh.
 
Aksioni është koordinuar dhe udhëhiqet nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit së bashku me Ministrinë për Punë të Brendshme.Bëhet fjalë për shpërbërjen e një grupi të madh personash të cilët dyshohen për krim të rëndë. Pritet qe MPB per rastin të leshojë njoftim shtesë gjatë orëve të pas ditës.